Është arrestuar ditën e premte në aeroportin e Rinasit në Tiranë teksa po hynte në Shqipëri, italiani i shumëkërkuar Enrico Gazzo.
49-vjeçari me origjinë nga Carrara në Itali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës në Lima të Perusë në 2010, pasi akuzohet për trafikun e 1 ton e 600 kg kokaine me vlerë 350 milionë Euro në 2008.
Në bashkëpunim me Italinë, në Maj të vitit 2008 në kryeqytetin e Perusë, Lima u sekuestrua ngarkesa 1 ton e 600 kg kokaine. Droga kishte destinacion Italinë dhe pritësi ishte pikërisht Enrico Gazzo i arrestuar në Shqipëri.
Kokaina e përzier me bentonit Natriumi ishte e fshehur në 219 çantave dhe do të dërgohej në Itali përmes një anije, ndërsa do të shkarkohej në portin e Livornos për t’u shpërndarë më pas.
Sipas hetimeve nga adresa zyrtare e kompanisë së 49-vjeçarit ishte nisur nëpërmjet e-mailit kërkesa për marrjen e produktit Bentonit Natriumi ku ishte fshehur kokaina.
49-vjeçari Enrico Gazzo zotëron në Carrata një kompani që merret më përpunimin e qelqit. E ndërsa kokaina u sekuestrua, italiani i ka shpëtuar drejtësisë.
Enrico Gazzo në 2010 ka qenë në hetim dhe i dyshuar edhe për pjesëmarrje në organizata të tjera kriminale që merren me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Spanjë, Itali dhe vende të tjera në Europë.
Ndërsa në nëntor të vitit 2011, Enrico Gazzo u arrestua në Bjellorusi pas urdhër arrestit të lëshuar nga Lima, por nuk u ekstradua, pasi arriti t’i shpëtonte ekstradimit pas shkeljeve të afateve proceduriale.
Tashmë pritet vendimi nga autoritetet shqiptare për ekstradimin e tij drejt Perusë, pasi u arrestua ditën e premte në mbrëmje në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO