ITALI-Sekuestrohet një tjetër gomone me kanabis në vendin fqinj, e cila është e treta në tre ditët e fundit. Gomonia kishte 300 kg kanabis, ndërsa u arrestuan dy skafistët shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.
Ata pasi u pikasën rritën shpejtësinë duke dalë në breg, ndërsa më pas e braktisën gomonen duke u larguar, por u prangosën. Gomonia u bllokua në Lecce, ndërsa nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 3 milionë eurove.
Gomonia me drogë e ndaluar në ujrat italiane
Nga fillimi i këtij viti janë bllokuar 18 gomone nga pala italiane me rreth 18 ton kanabis, ndërsa janë arrestuar mbi 42 skafistë.