Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për "pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës" është arrestuar këtë të martë në Pikën e kalimit Kufittar të Tushemishtit.
Sipas policisë i arrestuari është Petrit Gjika nga Pogradeci, i cili ishte dënuar nga organet e drejtësisë italiane me 11 vjet e 6 muaj burg.
"Ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit nr 2427/2008 datë 13.06.2008, të Gjykatës së Milanos e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet e 6 muaj heqje lirie, për veprën penale: "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge", parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73 e 80 të Dekretit Presidencial nr.309/90 (Akti i drogës), ' thuhet në deklaratën e policsë.
/Shqiptarja.com