Kapet pas një viti shoku i vëllezërve
Aliko, sulmoi policinë /Fotot nga 2014

Kapet pas një viti shoku i vëllezërve<br />Aliko, sulmoi policinë /Fotot nga 2014
GJIROKASTER - Një i ri 25-vjeçar nga Lazarati, i afërt me vëllezërit Aliko, arrestohet pas një viti nga Policia e Gjirokastrës. Shkak është bërë pjesmarrja e tij në veprimtarinë e dhunshme të 8 tetorit të vitit të kaluar në fshatin Lazarat, ku disa të rinj dhe nxënës të shkollave, ishin kundër prezencës policore.
 
Viktor Aliko 25 vjeç, u prangos sot nga forcat policore teksa qarkullonte me një automjet në hyrje të Lazaratit. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe njëkohësisht shkalla e parë e gjyqësorit pati vendosur në mungesë masën "arrest në burg" për të më 5 nëntor të vitit të kaluar.  
 
Burime policore jo zyrtare, konfirmojnë se 25-vjecari Aliko, ka pasur shoqëri me vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, të arrestuar në korrik të këtij viti si autorë të dyshuar të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha mëngjesin e 24 qershorit.
 
Vetë organi i akuzës po e merr këtë detaj për ta shqyrtuar me hollësi për të dalë në përfundime që mund të zbardhin rolin e Alikove në kundërshtinë ndaj rendit në Lazarat.
 
Ngjarja e tetorit 2014
Ka qenë mesdita e të mërkurës së 8 tetorit të 2014-ës kur banorë të Lazaratit mes të cilëve edhe Viktor Aliko, sulmuan forcat policore të përqendruara në qendër të fshatit.
 
Vezë, gurë dhe mjete të tjera rrethanore u hodhën në drejtim të policëve dhe makinave policore duke shkaktuar lëndimin e lehtë të tre efektivave dhe dëmtimin e tre automjeteve të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.
 
Nxënës të klasave të 10 dhe 11-ta të shkollës së bashkuar “Muhamet Gjollesha”, ishin protagonistët e protestës së dhunshme e cila përfundoi me ardhjen e forcave shtesë policore nga Gjirokastra.
 
Policët e dëmtuar nga gjuajtja e pakontrolluar me gure, u shoqëruan në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Policia ruajti gjakftohtësinë në momentin fillestar të ngjarjes kur një turmë nxënësish të mbështetur dhe nga disa banorë madhorë vendas, protestonin në qendër të fshatit kundër prezencës së uniformave blu.
 
Zelli i lazaratasve për të qëlluar policët, ka qenë i dukshëm dhe kjo është vërtetuar edhe nga dëmtimi që kanë pësuar vetë policët dhe automjetet që ata kanë në përdorim.
 
Policia në momentin e parë, nuk ka dashur t’i përgjigjet sulmit të lazaratasve por e ka parë të gjykueshme tërheqjen nga qendra e fshatit, në pjesën e poshtme deri sa në Lazarat, mbërrinin forcat e tjera shtesë. Ardhja e 20 forcave pas disa minutash, normalizoi situatën e cila u mor nën kontrollin e plotë policor.
 
Forcat nga FNSH të pajisura me skafandra, shkop gome dhe mbrojtëse të tejdukshme, mbërritën përmes tre blindave dhe një mjeti xhip. Ardhja e tyre, u shoqërua më pas me dislokimin në katër pikat strategjike në qendër të fshatit të cilat, ishin lënë përkohësisht nën kontrollin e protestuesve.
 
Më pas, policia, ka shoqëruar në autoblinda, disa të rinj protestues të cilët kanë qenë pjesë e tubimit të dhunshëm. Marrja e të rinjve nga policët në mes të fshatit, është shoqëruar me reagimin e prindërve të tyre apo dhe të afërmve, të cilët kundërshtonin veprimin e policëve. Këta të fundit, kanë ruajtur gjakftohtësinë, duke mos i’u përgjigjur asnjë lloj provokimi të ardhur kryesisht nga gratë që ishin vënë si nburojë për të afërmit e tyre.
 
Pas disa minutash, në qendër të Lazaratit, mbërriti zv drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato. Ky i fundit, deklaroi se Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e organizatorëve të vërtetë të tubimit të mesditës së të mërkurës.
 
Prej asaj dite deri sot, Viktor Aliko kishte humbur nga sytë e Policisë së Shtetit.

( Foto arkivë nga Lazarati )

viktor aliko lazarat

viktor aliko lazarat

viktor aliko lazarat

viktor aliko lazarat

viktor aliko lazarat

( Foto arkivë nga Lazarati )

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim