TIRANË- "Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo mund t'ju duket si një ftesë e mirë për të bërë masazh nga një qendër estetike në Tiranë, por nuk është kështu...Kjo është një nga motot që përdorte një qendër masazhi në zonën e Bllokut në kryeqytet, për të tërhequr klientët e tyre për të marrë shërbime ekstra përtej masazhi. Këto qendra janë kthyer në një fole prostitucioni dhe e radhës ishte Poëer Hand, në pronësi të 29-vjeçarit Alban Dyrmishi, një personazh i njohur në botën e Showbizt. Ai është ish-konkurrent i një prej programeve të njohur atë dashurisë. Pjesa më e madhe e klientelës, sipas burimeve policore, ishin VIP.

Të punësuara ishin 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale "Prostitucioni", në kuadër të operacionit ' Camouflage' që u zhvillua nga uniformat blu. Burime nga blutë i thanë Report Tv se punën e kishin gjetur përmes miqve, ndërsa sipas tyre nuk ishin detyruar ta ushtronin prostitucionin.

Duke i hedhur në sy të lirë, profilit të tyre në Instagram , qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre apo përdornin edhe moto të ndryshme për të thithur klientët si ' Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato', apo edhe reklamës që i bënin punëtoreve si 'fantastike dhe super të shkathta'.

Kjo nuk është hera e parë që është zbuluar se këto qendra shërbejnë si vatër prostitucioni! Nën petkun e shërbimeve estetike, aty mund të blihet lehtësisht edhe një akt seksual. Në dhjetëra raste, administratorët tentojnë nëpërmjet imponimit, nxitjes për pagesa ekstra, që të sigurojnë bashkëpunimin e vajzave në aktivitetin e paligjshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Kush është ish-konkurrenti i Për'puthen që kishte shndërruar qendrën e masazhit në Bllok në vatër prostitucioni

29-vjeçari, Alban Dyrmishi është pronari i qendrës së masazhit në Tiranë i cili e kishte kthyer në një vatër prostitucioni. Ai është ish-konkurrent i një prej programeve të dashurisë, Për'puthen në sezonin e parë. 29-vjeçari është arrestuar ditën e sotme nga Policia.

Ora 08:37
'Me vajzat tona super të afta', si qendra e masazhi në Tiranë reklamonte në rrjetet sociale prostitucionin: Nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato

"Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo është motoja që përdorte kjo qendër masazhi për të thithur klientët e tyre. Ato herë pas here paraqesin në faqen e tyre në rrjetet sociale oferta të ndryshme.

"Qetësia dhe relaxi janë vetëm te 'Power Hand' me vajzat tona fantastike dhe super të afta", shkruajnë në rrjete sociale .