Në Pogradec është arrestuar një 30-vjeçar ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestrua drogë, armë e ftohtë, municion luftarak, radio policie dhe sende të tjera si të policisë.
Pas informacioneve, policia thotë se gjatë kontrollit trupor të ushtruar ndaj M. Y. 30 vjeç, banues në Pogradec në lagjen nr. 1, iu gjetën 4 doza kanabis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 2 copë fishekë armë zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.