Tre ton kokainë janë kapur në një anije peshkimi në jug të ishujve Kanarie në Spanjë. Policia arrestoi 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes, katër turq dhe një gjeorgjian, të cilët po transportonte drogën.
Anija e peshkimit ‘AKT 1’ u kap rreth 300 milje detare në jug të Ishujve Kanarie, në perëndim të bregdetit afrikan dhe u zbulua se kishte “më shumë se 2900 kilogramë kokainë” në depozitën e karburantit.
Anija e peshkimit ku u kap droga
Anija u kap pas një operacioni ndërkombëtar përmes shkëmbimit të informacionit midis MAOC-N (Qendra e Analizës dhe Operacioneve Atlantike) dhe CITCO (Qendra e Inteligjencës kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar).
Kokaina e sekuestruar
Në bazë të këtij informacioni, policia në Spanjë, kreu kontroll në mjetin lundrues të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.