TIRANE- Saimir Selmani një i dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare për vjedhje dhe falcifikim kartmonedhash, është vënë në pranga nga policia e Shtetit, si i dyshuar për vendosjen e tritolit zyrës së avokates Albana Hysi dhe oficerit të prokurorisë Sarandë, Altin Avduli. Arrestimi i tij është bërë pas disa muaj hetimi nga prokuroria e Sarandës dhe Policia e Shtetit,ku pas veprimeve hetimore është arritur të zbardhen dy ngjarjet e ndodhura në 27 qershor dhe 27 qershor të vitit të kaluar. Burime pranë policisë së Sarandës, thanë se Selmani ka qënë person në kërkim.
Kërkimet për të janë mbyllur ditën e djeshme në mbrëmje, ku është arrestuar në lagjen nr.4 në Tiranë. Gjatë momentit të arrestimit Saimir Selmani nuk ka mundur të bëjë asnjë rezistencë, ndërkohë që është shoqëruar menjëherë në policinë e qytetit. Sipas burimeve të policisë, Selmani dyshohet të jetë autor i vednosjes së lëndës eksplozive në zyrën e avokates Albana Hysi, në Sarandë. Veç kësaj ngjarje, Selmani akuzohet të jetë pjesëmarës në vendosjen e tritolit në foristradën e oficerit të prokurorisë Sarandë, Altin Avduli.
Mësohet se ky i fundit ka qënë oficeri që ka hetuar Selmanin, për akuëzën e vjedhjes ndërsa Hysi, rezulton të ketë qënë avokate mbrojtëse e caktuar kryesisht nga prokuroria dhe gjykata. Pritet që në ditët në vijim Selmani të meren në pyetje për të dyja ngjarjet. Selmani rezultonte si person i shpallur në kërkim. Ka mjaftuar një inforamcion në polici, që ky person të lokalizohet dhe të identifikohet duke u mbajtur për disa kohë në vëzhgim të reptë. Vetëm gjatë ditës së djeshme është bërë e mundur arretsimi i tij, teksa po qëndronte në një banesë në lagjen nr.4 në Sarandë. Pritet që shumë shpejt Saimir Selmani të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzat dhe dy dënimet e marra nga drejtësia.
Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com