Kapet ‘sipërmarrësi’ shqiptar i kokainës në Itali, ja si i rekrutonte korrierët nga Kosova

Kapet ‘sipërmarrësi’ shqiptar i kokainës në Itali, ja si i rekrutonte korrierët nga Kosova

Foto ilustruese

ITALI-Policia në Reggio Emilia ka goditur një grup kriminal shqiptar që shpërndante kokainë, ndërsa ka arrestuar tre persona, mes tyre kokën e bandës.

Koka e grupit sipas mediave italiane është Xhafer Berisha, shqiptar nga Kosova, ndërsa kishte ndërtuar një strukturë të ngjashme si një sipërmarrje duke rekrutuar të rinj, që shkonin në Itali nga Kosova dhe bënin shitjen e kokainës.

Hetimet nga policia italiane nisën në vitin 2017, kur u arrestua një 21-vjeçar që sapo kishte mbërritur nga Kosova. Ai ishte korrier droge, pjesë e grupit kriminal, ndërsa iu bllokua mbi një kile kokainë.

Nisur nga rasti në fjalë, nisën hetimet që zbuluan më pas rrjetin e plotë. Në përfundim të hetimeve u arrestua Xhafer Berisha dhe dy shqiptarë të tjerë nga Kosova.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim