Kapet skafi, nga Italia për tu
mbushur me drogë në Vlorë

Kapet skafi, nga Italia për tu<br />mbushur me drogë në Vlorë
VLORE - Një skaf i ardhur nga për tu mbushur me drogë është bllokuar nga policia në grykëderdhjen e lumit Vjosa me detin Adriatik. Aksioni është bërë në orët e pasdites së djeshme, por uniformat blu nuk kanë mundur që të arrestojnë skafistin italian, pasi ky i fundit është larguar nga vendi ku kishte ankoruar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, kishin marrë informacione nga pala italiane për udhëtimin e mjetit lundrues në drejtim të Shqipërisë dhe dyshimet kanë qenë që, skafi mund të përdorej për trafik droge. Ky është rasti i parë që një skaf vjen nga shteti i përtej Adriatikut në Shqipëri, pas aksionit policor në fshatin Lazarat.

AKSIONI I POLICISË
Një skaf që kishte mbërritur nga Italia dhe që dyshohet se do të transportonte lëndë narkotike kanabis sativa nga brigjet e Vlorës drejt vendit fqinj është ndaluar pas ndjekjes nga policia kufitare. Skafi italian me ngjyrë të bardhë dhe i markës “Gruppo Mare” është ndaluar në grykëderdhjen e lumit Vjosa, ndërsa skafisti ka mundur të largohet, duke humbur dhe gjurmët. Menjëherë policia ka nisur edhe operacioni për kapjen e tij, duke bërë edhe krehjen e zonës, por nuk ka mundur të gjejë shenja të trafikantëve apo lëndës narkotike që do të transportohej.

Dyshohet se skafisti do të priste përreth kësaj zone ardhjen e lëndës narkotike për ta dërguar më pas në drejtim të vendit fqinj. Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur këtë skemë trafikimi dhe për të vënë në pranga trafikantët e për të kapur edhe skafistin. Edhe gjatë natës kanë vazhduar kërkimet por nuk është bërë i mundur identifikimi apo kapja e skafistit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Shtator 2014

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë