Drama të cilës nuk guxohet t’i thuhet emri, ka shumë për të treguar! Komedia e re, vibruese dhe çuditërisht serioze e Stephen Adly Guirgis që ka bërë jehonë në mediat botërore, do të ngjitet sonte për herë të parë në Teatrin Kombëtar.
“Shkër***ta me Kapele” me regji të Kled Kapexhiut dhe nën aktrimin e Marin Orhanasit, Indrit Çobanit, Eglantina Cenos, Ervin Bejlerit dhe Ina Gjoncit do të jetësohet për herë të parë në skenën shqiptare.
Për regjisorin Kapexhiu, vepra është zgjedhur jo për titullin e saj, i cili është parathënie e gjuhës së folur, por për ngjarjen që ngjit në skenë dhe mundësinë që i jep krijuesve për ta rrëfyer atë nëpërmjet një akti artistik i cili sfidon aftësitë e të gjithë ne.
“Nuk duhet të mbetemi pre e etikës së përditshme për të thënë ato që nuk mund të thuhen veçse me emrat që kanë.
Kjo shfaqje nuk provokon me fjalën. Dëshiron thjesht të tregojë një histori ndoshta të dëgjuar më parë, por që nuk e ka patur mundësinë të ngjitet në skenë me një tekst të shkruar me kaq mjeshtri dhe e thënë kaq thjeshtë” – tregon Kapexhiu.
Komedia e zezë
Të rrëmbyer nga ankthi i një jete të trazuar, Xheki, Veronika, Ralf, Viktoria dhe Hulio, bëjnë të vetmen gjë që duket se i jep vërtet kuptim kësaj zhurme të pafund. Dashurojnë! Të lumtur, të fyer, të tradhtuar e të rigjetur ata mbërthehen pas njëri-tjetrit për të mos u zhdukur në terr.
Një dramë urbane, një komedi e zezë, e cila bërtet qartë e shkoqur: Më mbaj! Një rrëfim i rrëmbyer mbi pesë personazhe të cilët gjenden në caqet e ekzistencës së tyre, shprehur me vërtetësinë dhe ashpërsinë e jetës së përditshme do të interpretohen në shqip.
Për regjisorin e ri Kled Kapexhiou, “kjo vepër është një histori e mrekullueshme dhe rraskapitëse mbi dashurinë, i shkruar shkoqur dhe i thënë fort me fjalën, me trupin, ngjyrat dhe tingujt e disa krijuesve skenikë të jashtëzakonshëm.
Me një gjuhë skenike të kthjellët, sfiduse e të shpenguar vjen në skenë ajo që prekim me dorë çdo ditë”, përfundon regjisori.
Shfaqja e Stephen Adly Guirgis, me regji të Kled Kapexhiut, nën aktrimin e Marin Orhanasit, Indrit Çobanit, Eglantina Cenos, Ervin Bejlerit dhe Ina Gjoncit, me skenografi të Genc Shkodranit, kostumografi të Gerta Oparakut, muzikën e Delar Turkut, vjen në datat 25, 26, 27 Prill, 1, 2, 3, 4 Maj në Teatrin Kombëtar.
Kjo shfaqje nuk lejohet të shihet nga persona të cilët janë nën 16 vjeç.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com