Kapiten Vogli prehet në
Varrezat e Deshmorëve

Kapiten Vogli prehet në <br />Varrezat e Deshmorëve
TIRANE- Nga sot kapiten Feti Vogli do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kapiteni 31 vjeçar humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit, ku kishte shkuar si pjesë e kontigjentit "Eagle 4", gati një muaj më parë. Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve arkivoli i mbuluar me flamurin kuq e zi u nis drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit, ku kapitenit shqiptar iu dha lamtumira ashtu siç i jepen dëshmorëve të këtij vendi.

“Familja humbi të dashurin e vet, ndërsa Shqipëria humbi shërbëtorin e lirisë”- do të thoshte gjeneral Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij të lamtumirës.

TRUPI MBERRIN NE ATDHE
Trupi i pajetë i kapiten Feti Voglit, i cili më 20 shkurt humbi jetën gjatë një sulmi në Afganistan zbriti në aeroportin Nene Tereza rreth orës 03:04 minuta me nje avion te posacëm te NATO-s. Nën tingujt e muzikës funebre, arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar u nxorr nga avioni, ndërsa në pistën e aeroportit, ku ishte shtruar një tapet i kuq prisnin për t’i bërë nderimet, përvec familjarëve edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe drejtues ë lartë të ushtrisë shqiptare.
 Ishin pothuajse ato njerëz të cilët gati një muaj më parë përcollen kapiten Voglin drejt misionit në Afganistan, ku dhe do të humbiste jetën teksa po kryente një mision me një njësi të përbashkët shqiptaro-amerikane në zonën e Kandaharit.
Pasi zbriti nga avioni, arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar, i mbajtur mbi supet e ushtarakëve është vendosur në makinën e funeralit. Më pas i shoqëruar nga një autokolonë ushtarake është transportuar drejt banesës së tij, në fshatin Balduksh të Tiranës.

HOMAZHET TE PALLATI I KONGRESEVE
Ceremonia mortore famijare u zhvillua deri në orën 10:00, dhe më pas arkivoli u vendos në Pallatin e Kongreseve, ku rreth orës 11:20 minuta nisën homazhet e rastit. I pari që zhvilloi homazhe para trupit të Feti Voglit ishte ministri i Mbrojtjes Arben Imami, më pas ishte shefi i shtabit të përgjithshëm Xhemal Gjunkshi. Homazhe u zhvilluan dhe nga Presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kreu i PS-se, Edi Rama, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, kreu i LSI-se Ilir Meta, ish kryeministri Fatos Nano, kreu i komunitetit mysliman,Selim Muça dhe shumë personalitete të tjera. Pas homazheve krerët më të lartë të shtetit lanë shënime në librin e ngushëllimeve.  Më pas rrugëtimi drejt varrezave te Deshmoret e Kombit ku u pre dhe Feti Vogli.  Ceremonia funerale mbyllet rreth orës 15:00 me drekën e përmortshme.

I PLAGOSURI ALEKSANDER PEÇI
Gjatë sulmit të papritur ku humbi jetën kapiten Vogli, 31 vjecar, u plagos rëndë edhe nëntetar Aleksander Peci. Ky i fundit ju nënshtrua një ndërhyrjeje në një spital ushtarak në Kandahar. Fillimisht në gjendje kome, nëntetar Peci pati më pas një përmirësim të dukshëm. Dy ditë më parë ai ju nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, këtë herë në spitalin ushtarak amerikan të bazës ajrore të Bagramit në Kabul, ndërsa dje ai është transferuar në Gjermani, në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl.
(ne foto ceremonia e varrimit)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin