Kapiteni Cana: Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime

Kapiteni Cana: Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime
Futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, gjakovari Lorik Cana, u ka uruar bashkombasve të tij festën e pavarsisë.Përmes faqes së tij në “Facebook”, 31-vjeçari kujton me emocion ditën e pavarsisë së Kosovës teksa shkruan: “Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime!”, duke e mbyllur postimin me këngën himn të shqiptarëve: “O sa mir me qen shqiptarë”.

Sot është 7-vjetori i pavarsisë së kosovës dhe Lorik Cana, një gjakovar nuk mund të “harronte” kurrësesi të thurrte një mesazh për vendlindjen e tij.[Kapiteni, Lorik Cana, gjate ndeshjes me Portugaline]Kapiteni, Lorik Cana, gjate ndeshjes me Portugaline

Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, luan aktualisht me Lacion në Seria A. 31-vjeçari ka lindur në Gjakovë më 27 Korrik 1983 dhe mbart rekordin e ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi, plot 83 të tilla. Për shkak të luftës, mbrojtësi i mbiquajtur “luftëtari” është larguar nga atdheu i tij për në Zvicër, ku jetoi me familjen e tij.

Prej andej, në moshën 16-vjeçare, Cana mori një ftesë nga Arsenali, por problemet buroktratike për të marrë vize bënë që mbrojtësi shtatlart të mos marrë pjesë në testet me skuadrën lodineze. Karrierën e tij si profesionist, Cana e nis tek PSG, për të kaluar më tej për shifrën e 4 milion eurove tek Marseglia, ku dhe bëhet protagonisti kryesor i skuadrës së tij. Prej andej, Cana udhëton në shumë skuadra dhe tashmë është pjesë prej disa vitesh e bardhekaltërve lacial në Itali.Cana njihet për atdhedashurinë tij, pasi që momentin e parë që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares nuk ka hezituar asnjë çast për të pranuar dhe në ndeshjen me Serbinë, të luajtur në Beogradë, “Luftëtari” Cana tregoi dashurinë e tij për fanellën kuqezi teksa u hodh në sulm për të mbrojtur skuadrën e tij dhe flamurin tonë kombëtar përpara “agresionit” të tifozëve dhe disa prej futbollistëve Serb.

ATSH // Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot