Dy javë më parë, një gomone e ngarkuar me 1 ton e gjysmë marijuanë e nisur nga Shqipëria, u kap pak metra larg brigjeve të Barit, në Itati, nga Guardia di Finanza.

Ndërsa gjatë kësaj të shtune mediat italiane kanë publikuar videon e këtij operacioni gjatë të cilit u arrestuan edhe tre trafikantët shqiptarë të moshës 24, 34 dhe 42 vjeç. 

Operacioni i kapjes së 1.5 ton droge  
Kanë qenë autoritetet policore shqiptare që sinjalizuar policinë italiane për prezencën e një mjeti lundrues të dyshimtë që ishte nisur drejt brigjeve italiane. 

Kjo më pas solli edhe ndërhyrjen e forcave detare të Barit, të cilat, të ndihmuar edhe nga një helikopter nga ajri, bënë të mundur lokalizimin e gomones 10 metra të gjatë dhe me dy motora jashtë bordit me nga 350 kuaj fuqi secili. Mjeti lundrues ishte i ngarkuar me 1 ton e gjysmë lëndë narkotike të llojit marijuanë. 

Sipas hetuesve, nëse droga do hidhej në treg, do t'i sillte organizatës kriminale, fitime kolosale, prej më shumë se 15 milionë euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com