FOTO-VIDEO/ Kapen në Kosovë 400 kg kokainë të fshehura në kamionin me pula me vlerë 20 mln euro, 7 të arrestuar! Droga u nis nga Brazili e kaloi në Portin e Durrësit, sinjalin e dha DEA

Është kapur në Kosovë një kamion me 400 kg kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit e cila kapte vlerën e 20 mln euro. Report Tv bën me dije se bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Nga operacioni janë arrestuar 7 persona, shtetas të Kosovës dhe janë shpallur disa të tjerë në kërkim. Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi janë tre të arrestuarit në Kosovë. Shoferi i kamionit, i cili është mes të arrestuarve, ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka pasur drogë në to. Janë sekuestruar para, armë dhe makina dhe janë bërë kontrolle në disa zona të ndryshme që mendohet se vepronin me grupin kriminal. I arretuari Izet Sheqiri është ortaku i shtetasit shqiptar Bledar Habili, të cilët kanë në pronësi kompaninë MC FOOD me seli në Kavajë dhe në Lipjan të Kosovës, kompani e krijuar 7 muaj para se të kapej droga. 

Kokaina ishte fshehur në kamionin me mish pule ku ishte e vendosur në 20 arka, ku ishin hequr pulat dhe ishte vendosur droga në vend të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian 'Vleho Barriero'. Konteineri me drogë u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij. Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me konteinerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës dhe sa ka kaluar kufirin policia ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës në Lipjan. ReportTv mëson se operacioni është ndjekur prej 15 ditë deri në mesditën e kësaj të hëne kur është bërë edhe dorëzimi i kontrolluar.   

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i konteinerit të mbushur me drogë.

Porosia e mishit të pulës ishte bërë nga kompania MC FOOD me seli në Kavajë Shqipëri dhe Lipjan Kosovë. Ndërkohë policia e Kosovës dhe ajo shqiptare në bashkëpunim me DEAN dhe Prokurorinë e Posaçme kanë vënë në hetim pronarët e MC FOOD me shtetësi kosovare, Izet Sheqiri dhe atë me shtetësi shqiptare, Bledar Habili. Habili rezulton dhe administrator i kësaj kompanie me seli në dy shtete dhe krijuar 7 muaj pra se të kapej kjo sasi prej 400 kg kokainë, përkatësisht më 18 nëntor 2020. Aktualisht kontrolle po kryehen edhe në Shqipëri në pronat e Habilit dhe selinë e tij të biznesit në Kavajë, ndërsa pritet që në sitë të kalojnë dhe importet e kryera nga kjo kompani në 7 muajt e krijimit të saj.

*Raportuan gazetarët Arsen Rusta dhe Sokol Dema

1621250782_1621250526droganekosove.jpeg

Droga e sekuestruar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Kapja e 400 kg kokainë në kamionin me pula në Kosovë, mes të arrestuarve edhe biznesmeni i Kompanisë 'Mc Food' që e ka në bashkëpronësi me shqiptarin

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar emrat e 3 të arrestuarve nga 7 që janë gjithsej për trafikun e 400 g kokainë që u kap në kamionin me pula në Lipjan të Kosovës. Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi janë tre të arrestuarit në Kosovë. Izet Sheqiri është ortaku i shtetasit shqiptar Bledar Habili, të cilët kanë në pronësi kompaninë MC FOOD me seli në Kavajë dhe në Kosovë, kompani e krijuar 7 muaj para se të kapej droga.

Ora 21:39
Report Tv siguron pamje të reja ekskluzive, kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e whiskyt të famshëm brazilian

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga operacioni ku u sekuestruan 400 kg kokainë në Lipjan, ku ka siguruar pamje të reja ekskluzive nga lënda narkotike e sekuestruar në Lipjan. Siç shihet edhe nga pamjet kokainë ishte e mbështjellë me imazhin e whiskyt të famshëm brazilian 'Vleho Barriero'.

Droga e sekuestruar

1621327856_kamion.jpg

Kamioni me droge
Ora 21:19
Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, Bledi Çuçi: Sukses i luftës kundër trafikut të drogës, lufta do vijojë dhe do sjellë sërish goditje të tilla

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka cilësuar si një sukses kundër trafikut të drogës kapjen e 400 kg kokainë në Kosovës, sasi që kishte kaluar nga Brazili, në Itali drejt Portit të Durrësit dhe përfunduar në Lipjan të Kosovës. Çuçi shprehet se hetimi profesional mes disa shteteve çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm narkotikësh. Sipas tij kjo lufta me trafikun e drogës është e vazhdueshme dhe do të pasohet nga operacione të tjera.  dhe goditje si kjo e fundit

“Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt”, shkruan Çuçi.

Ora 20:37
'Kokainë kishte ardhur nga Brazili', policia e Kosovës: Vlen rreth 20 milionë euro, janë sekuestruar, armë, para dhe makina (VIDEO)

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësuesit e autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, thanë në një konferencë për shtyp se 7 persona janë arrestuar për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan.

Mehmeti tha se është sekuestruar një sasi e lartë prej 400 kilogramë kokainë, si dhe një armë, ndërsa operacioni është duke vazhduar.

'Deri tani janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo'- tha Mehmeti.

Sakaq kryeprokurori Lumezi tha se ky kontingjent kokaine me vlerë rreth 20 mln euro, dyshohet se ka ardhur nga Brazili, ka kaluar nëpërmjet Italisë në Shqipëri e më pas edhe në Kosovë, ndërsa hetimet vazhdojnë në të trija vendet.

'Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë, janë ndërmarrë masa dhe veprime që kanë rezultuar me konfiskimin e 400 kg kokainë, vlera e së cilës është rreth 20 milionë euro dhe janë sekuestruar sasi e parave, veturave dhe gjësendeve të tjera, të cilat do të përdoren në procedurat e radhës. Dëshiroj të them se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku kemi përcjellë lëvizjen e kësaj ngarkese, nga Brazili në Itali, pastaj në Durrës dhe deri në arritjen e destinacionit, pra në Republikën e Kosovës'- tha Lumezi.

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se një aksion i tillë nuk mund të luftohet nga një shtet i vetëm, prandaj edhe janë bërë bashkë për të vepruar kundrejt kësaj vepre kriminale.

“Jemi të vetëdijshëm që rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm, prandaj kemi bashkëpunuar me partnerët tanë”, ka thënë Lumezi

Ora 20:26
400 kg kokainë e sekuestruar në Kosovë, prokurori Vladimir Mara: Janë përdorur metoda speciale të hetimit (VIDEO)

Prokurori shqiptar i çështjes, Vladimir Mara gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar në Kosovë për kapjen e 400 kg kokainë tha se është një ndër hetimet më të mira të kryera, me metoda speciale.

'Në fakt është ndër hetimet më të mira që ne kemi ndjekur për shkak të metodave speciale të hetimit që kemi përdorur. Ky hetim është nisur në Itali, pastaj në Shqipëri dhe më pas në Kosvë, hetimet vazhdojnë në të tria vendet.'- tha Mara.

Ora 20:19
Kapja e 400 kg kokainë në kamion në Kosovë, Arben Kraja: Krimi ka zgjeruar territorin e veprimit, operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona (VIDEO)

Kreu i SPAK , Arben Kraja, i cili ishte i pranishëm në Kosovës për operacionin e ndodhur ditën e sotme ku u kap një kamion me 400 kg kokainë, që kishte kaluar nga porti i Durrësit, tha se kjo nxori në pah jo vetëm që krimi ka zgjeruar territorin e veprimit, por që nëse shtete bashkëpunojnë mund ta luftojnë atë.

“Ka dy momente qe duhen vlerësuar nga kjo ngjarja se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Por gjithashtu doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre.  Bllokimi i sasive të tillë 400 kg kokainë tregon efikasitetin e strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm”, tha Kraja

Ora 20:12
Kapja e 400 kg kokainë në kamion, autoritetet e Kosovës: Janë arrestuar 7 persona nga Kosova, të tjerë në kërkim (VIDEO)

Autoritetet e prokurorisë së Kosovës në një konferencë për mediat lidhur me kapjen e 400 kg kokainë tha se deti tani janë arrestuar 7 persona , shtetas të Kosovës dhe janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Autoritete thanë se ato janë identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tyre.

 “Janë arrestuar 7 persona te Kosovës, në kërkim te disa personave të tjerë të identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Substanca narkotike është gjetur në një vend në Lipjan, bastisje të tjera janë bërë edhe në vend të tjera! Mund të ketë lidhje edhe me organizata ndërkombëtarë, është fjala për 7 shtetas të arrestuar të Republikës së Kosovës, operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë ndryshime. Në lokacione është bastisur me qëllim gjetjen e substancës narkotike. Janë 7 shtetas kosovar që janë arrestuar. Operacioni është në vazhdim nuk nënkupton që do të ketë të tjerë”, thanë autoritetet e Kosovës.

Ditën e sotme janë kapur në një kamion me pula në Lipjan të Kosovës me 400 kg kokainë e fshehur në 20 arka.

Ora 16:46
Kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin që u kap me mbi 400 kg kokainë, pronar të kompanisë 'Mc Food' e krijuar në nëntor 2020 me qendër në Kavajë dhe Lipjan

Report Tv mëson se kamioni që u kap me sasinë 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës është një pronësi të një kompanie shqiptare 'MC Food', ku aksionerë janë dy biznesmenë Bledar Halili nga Shqipëria dhe Izet Sheqiri nga Kosova.

Këta dy biznesmen janë bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, pra 7 muaj më parë, duke krijuar kompaninë “MC Food” me qendër në Kavajë dhe me degë në Lipjan Prizren. Në ekstraktin e regjistrimit në QKB shihet se Izet Sheqiri ka 60% të aksioneve të kompanisë, ndërsa Bledar Halilaj 40% të tyre.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas QKB- së, ka të bëjë me tregtimin me shumicë e pakice, import eksport të artikujve të ndryshëm ushqimore e industriale si dhe therje - përpunim mishi, import - eksport mishi të llojeve të ndryshme.

Ora 13:41
400 kg kokainë në Kosovë, kontenieri u nis nga Amerika e Jugut! Një pjesë do vinte në Shqipëri, 20 kutitë e pulave u zëvendësuan me drogën

Detaje të reja janë zbardhur nga 400 kg kokainë të kapura në Kosovë. Konteineri me kokainë u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës. Një pjesë e sasisë së drogës do të qëndronte në Kosovë pjesa tjetër do të vinte në Shqipëri.

Kokaina ishte  e vendosur në 20 arka, ku ishin hequr pulat dhe ishte vendosur droga në vend të tyre.

Shoferi i kamionit ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka pasur drogë në to.

Vlera e kësaj sasie të kapur është afro 8 milion euro. Deri më tani 2 janë personat në statusin e të ndaluarve për transportin e lëndës narkotike.

Gioia Tauro
 
Ora 13:24
Të ndara në kuti kartoni, Report TV siguron pamje të 400 kg kokainë të kapura në Kosovë që kaluan nga Porti i Durrësit

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar pamjet ekskluzive të 400 kg kokaine të kapur në Kosovë, e cila ka kaluar me një kamion mishi nga Porti i Durrësit. Janë 20 pako kokaine të futura në kutitë e mishit të pulës.

1621250526_droganekosove.jpeg

Droga e sekuestruar
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papa: 17/05/2021 20:55

    Ore mire ata qe e pelqejn kokainen, po ata qe pelqejn pulat dhe bananet pse duhet te ngelen pa to? aaaa?

    Përgjigju
  • habilaj again: 17/05/2021 17:51

    prape Habili.....nuk u ndane keta Habilajt qe nga koha e Tahirit. Keshru eshte, ka te drejte populli, ajo menderja e mesuar s'rri pa pushuar.

    Përgjigju
    • Amerika e jugut: 17/05/2021 19:01

      Saktësi mahnitëse në raportim. Habili,Halili,Halilaj. Amerika e jugut,shteti? Meqë ka qenë me GPS përse nuk u la të shkonte ne destination por arrestohet shoferi?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat