Kapja e 613 kg kokainë, Ardi Veliu:
Ngarkesa u mor nga Arbi-Garden

Kapja e 613 kg kokainë, Ardi Veliu:<br />Ngarkesa u mor nga Arbi-Garden<br /><br>
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje nga operacioni i policisë i koduar "Last snow" ku në një kontenier të mbërritur nga Kolumbia, u sekustruan 613 kg kokainë e mbërritur nga Kolumbia, e kamufluar si ngarkesë me banane. 

Lënda narkotike nga Amerika Latine, ka kaluar tranzit në Itali dhe Maltë, dhe në 19 shkurt 2018, e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit, ka mbërritur në Portin e Durrësit. Sipas Veliut, operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” sh.p.k, me pronar shtetasin Arbër Çekaj.

Veliu tha se kontenieri u mbajt në vëzhgim deri kur ngarkesa u mor në dorëzim nga Arbi-Garden, kompani e cila kishte porositur banane. Sapo ngarkesa është dorëzuar pranë kompanisë, policia ka ndërhyrë menjëherë. 

Policia ka arrestuar dy persona, përfaqësues të kompanisë Arbi-Garden, Rolando Lushaj, 25-vjeç, administrator, Armando Pezaku, gjithashtu 25-vjeç, shofer i kompanisë, si dhe është shpallur në kërkim pronari i Arbi-Garden, Arbër Çekaj

"Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit", tha Veliu, i cili shtoi se vlera e drogës në treg është 180 mln euro.  

Skaneri nuk e ka zbuluar sasinë e drogës, pavarësisht informacioneve se në portin e Durrësit kishte mbërritur një ngarkesë rekord kokaine. Kontenieri ka qënë me dopjo shasi dhe është hapur me trapan pjesa e poshtme. Është dashur hapja e shasisë së dytë aty ku edhe ka qenë fshehur sasia rekord e kokainës. 

Deklarata e plotë e kryepolicit Ardi Veliu:
Kapet sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë tregu rreth 180 milion euro. 

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

- Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

- Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike. Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh. Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut