Report Tv mëson se salla operative Fier dhe Vlorë ka marrë një telefonatë se në derdhje të lumit Vjosë kërkon ndihmë një gomone e cila po mbytej.

Për këtë u njoftua QNOD për të dërguar Rojen Bregdetare nga Sazani, në drejtim të derdhjes së Vjosës. Ndërkaq u njoftua edhe Triporti të bëjë gati mjetin lundrues për të dalë në det.

Në telefonatë ishte thënë se ka njerëz të cilëve u rrezikohet jeta. Mjeti lundrues i Triportit është gati por deti ka shumë dallgë dhe ka vështirësi dalje.


Lajmi kryesor:

'Po mbytet një gomone'! Kapen 50 klandestinë në Vjosë, mes tyre gra dhe fëmijë! Do trafikoheshin drejt Italisë, policia përgjoi një grup kriminal (VIDEO)


Ora 23:21
Kapen 50 klandestinë sirianë në një gomone në Vjosë, po niseshin drejt Italisë (FOTO)