50 klandestinë sirianë janë ndaluar në afërsi të grykëderdhjen së Vjosës në fshatin Poro, të njësisë administrative Novoselë.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, në operacionin policor janë angazhuar FNSH, Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës. Në zonë vijojnë kërkimet për mjete lundruese dhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit.
Klandestinët aktualisht janë sjellë në portin e Vlorës, ku dhe do të merren në pyetje. Ende nuk ka informacion nëse ka shqiptar të shoqëruar.
Report Tv mëson se salla operative Fier dhe Vlorë ka marrë një telefonatë se në derdhje të lumit Vjosë kërkon ndihmë një gomone e cila po mbytej. Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.
Aktualisht 50 sirianët po sillen në Portin e Vlorës dhe më pas do të merren në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë,
Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.
Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.
Report Tv mëson se salla operative Fier dhe Vlorë ka marrë një telefonatë se në derdhje të lumit Vjosë kërkon ndihmë një gomone e cila po mbytej.
Për këtë u njoftua QNOD për të dërguar Rojen Bregdetare nga Sazani, në drejtim të derdhjes së Vjosës. Ndërkaq u njoftua edhe Triporti të bëjë gati mjetin lundrues për të dalë në det.
Në telefonatë ishte thënë se ka njerëz të cilëve u rrezikohet jeta. Mjeti lundrues i Triportit është gati por deti ka shumë dallgë dhe ka vështirësi dalje.