Kapri imiton Veliajn, e nis punën
me lirimin e hapësirave publike

POGRADEC - Kreu i ri i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka vendosur të ndjekë shembullin e homologut të tij në kryeqytet, Erion Veliaj sa i përket lirimit të hapësirave publike. 

Bashkia e Pogradecit ka nisur punën për pastrimin e të gjitha hapësirave publike nga tavolinat e lokaleve.

Kryebashkiaku Kapri pohon se aksioni i sotëm është përqendruar në vijën liqenore ku edhe problematika ishte më e theksuar. 

Kapri ka theksuar se bashkia do ti kthejë të gjithë ambjentet e gjelbërta në funksion të qytetarëve dhe turistëve

“Që ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana ime, ditën e hënë lajmërova të gjitha bizneset të cilat kishin zaptuar këto hapsira të pastronin, të largonin tavolinat nga ambientet e gjelbëruara. Ato të cilat kishin tepër se pasi u konsultova me dokumentacionin që kisha pashë që ishin lëshuar leje për përdorimin e këtyre hapësirave publike me tavolina në shërbim të bizneseve të cilat ishin afër për të ushtruar aktivitetin e tyre”, - tha ai.

Subjektet private janë paralajmëruar dy ditë me parë për për aksionin e sotem, sakq punonjësit e bashkisë nuk kanë hasur në kundërshtinë e pornarve të lokaleve.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden