Kapri konsulton Paketën Fiskale: Ulen taksat për biznesin

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka nisur konsultimet me grupet e interesit për paketën fiskale 2016, që pritet të dorëzohet për miratim në Këshillin Bashkiak. “Kemi premtuar në fushatë që taksat bashkiake do të ulen”, tha Kapri në takimin e organizuar dje me biznesmesë. Mësohet se disa prej taksave kryesore do të ulen ndjeshëm për biznesin për të lënë më shumë të ardhura për ta. Bëhet me dije se taksa e ndërtesës për tregti e shërbime do të ulet në 260 lekë nga 300 që ishte. Tarifa e pastrimit për bizneset bar-kafe do të ulet në 10.000 lekë nga nga 12.500 lekë, etj.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë u konfliktuan me një shtetas në Burrel! Polici në Berat u aksidentua teksa ishte në gjendje të dehur