Reshjet e dëborës, të pazakonta për stinën e pranverës kanë sjellë dëme në pemëtari. Agronomi dibran, Arshi Beqiri u shpreh për ‘Report TV’ se bora është shoqëruar me ulje të temperaturave dhe ngrica në zonat malore, si Trebisht, Kalaja e Dodës dhe Selishte, duke dëmtuar pemët e lulëzuara.
“Është çmenduri e motit, rënia e dëborës në këtë periudhë ndodh rrallë! Me zbritjen e temperaturave, deri në zero gradë celsius, krijon akull mbi pemë dhe sjell dëme nga 20 deri në 60 për qind të prodhimit”, u shpreh agronomi.
Në përgjithësi dëmet shkaktohen nga kristalet e akullit mbi frutat e sapokrijuara. Ato përllogariten në 20 për qind të prodhimit të këtij viti.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Pemët më shumë dëmtohen në lulëzim, ose kur formohen kokrra, pemët janë të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta. Në fazën që janë sot durojnë deri në minus 2 gradë. Në rast se zgjat i ftohti prishen kokrrat bien në tokë. Ka dëme në fshatin Bllace dhe Ostren, etc.”, tha ai.
Reshjet e dëborës gjatë fundjavës që lamë pas kanë sjellë dëme edhe në sektorin e bletarisë. Të gjitha dëmet që shkaktohen nga fenomenet natyrore nuk kompensohen nga shteti, ndaj barra ekonomike bie mbi fermerët e qarkut të Dibrës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)