KORCE-  Plot 50 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa është vënë në pranga poseduesi i saj një shtetas italian.

Lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të policisë kufitare në shasinë e automjetit me targa CC496ER.L.N, i cili drejtohej nga shtetasi Mauricio Ciaccio,56 vjet.

Polica ka arrestuar në flagrancë 56 vjecarin,Italian,ndërsa sasia e drogës së sekuestruar është sjellë në ambjentet e drejtorisë së policisë. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion shtetin grek.
(sg/shqiptarja.com)