KAPSHTICË - Një shtetas italian kapet sot me drogë në pikën kufitare të Kapshticës.

Lënda narkotike e llojit ‘Kanabis Sativa’ ishte fshehur në 36 pako automjetin tip Chrysler, me targa italiane BK 045 YC, e shtetasit Vincenzo Elefante, 48 vjeç, lindur dhe banues në krahinën Reggio Emilia në Itali.

Ndërsa destinacioni i lëndës narkotike ishte Greqia.

Elefante prej 3 muajsh jetonte në Shqipëri dhe gjendej nën hetim.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe arrestoi shtetasin italian.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)