Pika Kufitare e Kapshticës nuk do të përpunojë ansjë dokumentacion udhëtari apo automjeti gjatë fundjavës, pasi pala greke do të kryejë disa punime në sistemin kompjuterik të saj.
Siç bën të ditur dhe policia e Kufirit dhe Kigracionit të rajonit juglindor të Korçës, përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët dhe ndonjë rast emergjent.
Ja njoftimi i policisë.
Njoftohemi nga pala greke, se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës, duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00.
Sqarojmë se gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com