KAPSHTICË – Dhjetra emigrantë janë detyruar të kalojnë natën jashtë në pikën doganore të Kapshticës në pritje të hyjnë në tokën greke, pasi policisë kufitare greke i ishte prishur sistemi kompjuterik. Radha e cila dje pasdite shkoi deri në 3 km ka nisur të reduktohet dhe situata të normalizohet vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nuk dihet ende se sa do ta vazhdojë kjo situatë, pasi konfirmohet se pala greke vijon ende të ketë probleme me sistemin kompjuterik, ndërkoj Situata në këtë pikë të kalimit kufitar është normalizuar në orët e para të mëngjesit
Pavarësisht takimeve dhe kërkesës së vazhdueshme të drejtuesve të doganës shqiptare për riparim të shpejtë të defektit dhe lëvizjen e lirë të shtetasve në dy anët e kufirit, kjo gjë nuk ka ndodhur ende.
Për shkak të këtij defekti, pala greke punon vetëm me një sportel, ndërsa ajo shqiptare me pesë të tillë. Priten orët e mesditës për të pare, nëse situata do të shkojë drejt normalizimit apo do të shënohen sërish radhë kilometrike. Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar në territorin fqinj 4934 shtetas me 1072 mjete, ndërkohë një numër i vogël shtetasish kanë tentuar të hyjnë në territorin tonë.
Rradhët kilometrike në doganën e Kapshticës janë regjistruar edhe pas afrimit të afatit të përcaktuar nga dogana, që është data 12 maj për problemin e toponimeve në dokumentat e fëmijve. Për këtë arsye shtetasit shqiptarë kanë shpejtuar për ta kaluar kufirin para afatit, për të mos u penalizuar.
Redaksia Online
(ma.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com