Kapshticë, kapen 2 kg heroinë në
autobusin e linjës Shqipëri-Greqi
Rreth 2 kg heroinë është sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës, në një operacion të zhvilluar mes Policisë Shqiptare dhe asaj greke. Report TV mëson se Policia kishte informacion për një autobus që udhëtonte drejt Greqisë dhe që dyshohej se transportonte drogë.
Rreth 2 kg heroinë është sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës, në një operacion të zhvilluar mes policisë shqiptare dhe asaj greke. Report TV mëson se policia kishte informacion për një autobus që udhëtonte drejt Greqisë dhe që dyshohej se transportonte drogë.
Policia i ka ushtruar kontrolle këtij autobusi udhëtarësh të kompanisë "Metro" me targa AA390NY, duke përfshirë skanerin, por nuk ka arritur të pikasë heroinën. Më pas policia shqiptare ka lajmëruar homologët grekë se një autobus i dyshuar me drogë po shkonte drejt tyre.
(Autobusi ku u gjet lënda narkotike)
Policia greke pas kontrollit të dytë të imtësishëm ka zbuluar një sasi të konsiderueshme heroine. Burime të Report Tv bëjnë me dije se janë gjetur rreth 2 kg heroinë. Është arrestuar shoferi i autobusit dhe po vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë. “Sot rreth ores 12:30' ne autobusin e kompanise "Metro" me targa AA390NY, i skanuar me "Urdher skanimi "0023510 per llogari te Policise dhe flete skanimi te paster ne kontrollin qe iu krye ne token greke iu gjet 2kg lende narkotike e dyshuar per heroine”, njofton policia.
Autobuzi i udhëtarëve me targë “AA390NY”, ishte në pronësi të kompanisë “Metro” në Korçë. Administratorë i kësaj kompanie është Endri Shuri dhe ortakë të saj janë Ilva Belortaja dhe Dafina Qose. Të tre pritet të merren në pyetje për heroinën e gjetur në autobuzin e linjës Korcë-Greqi.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u kapën 4.5 kg heroinë në Shkodër, e cila ishte fshehur në gomën e një makine.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
6.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 140
Lajme të tjera
-
Lufta/ Xi Jinping sot në Paris, takohet me Macron! Diskutime edhe për Ukrainën! Lavrov: Samiti i Paqes në Zvicër i padobishëm pa Rusinë
6 Maj, 07:51
-
Disa mënyra që ju ndihmojnë në reduktimin e ankthit
6 Maj, 07:45
-
3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie
6 Maj, 07:39
-
Temperatura deri në 30 gradë celsius, nga e mërkura sërish reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë javë
6 Maj, 07:16
-
Në dashuri duhet të qëndroni larg polemikave...çfarë thonë yjet për ju sot
6 Maj, 07:04
-
Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu
5 Maj, 22:51
-
3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'
5 Maj, 22:37
-
Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit
5 Maj, 22:11
-
VIDEOLAJM/ Tirana si pikënisja e tureve turistike
5 Maj, 21:57
-
Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane
5 Maj, 21:46
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
-
5 Maj, kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore? Në emisionin ‘Esencë’, Report Tv
5 Maj, 21:10