Lënda narkotike me destinacion Selanikun, po transportohej me kamion nga një 32-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Shqiptari 32-vjecar u arrestua në në flagrancë, ndërsa policia sekuestroi drogën, telefonin celular, katër karta SIM, mjetin, si dhe 75 euro.
Burime policore kanë bërë të ditur, se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, po shqiptarë. Pas arrestimit, 32-vjeçari u dërgua në gjykatën e Follorinës. Kamioni kishte kaluar më parë në doganën e Kapshticës, por nuk ishte diktuar nga policia kufitare shqiptare. Ndërkohë, mësohet se, shoferi ka deklaruar, që droga e kishte origjinën në Lazarat dhe do të futen në thellësi të tokës greke.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)