Në doganën e Kapshticës gjatë kontrollit me skaner nga Drejtoria e Doganave në një mjet kamion tip "Ford," me drejtues një turk me iniciale  E.M, 54 vjeç, banues ne Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 klandestinë afganë.

Lidhur me rastin, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Ky kamion vinte nga Izmiri-Turqi dhe destinacionin e ka tranzit në Tiranë.

[gallery]24378[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com