DEVOLL- Ngricat janë bërë shkak i një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Një automjet me targa KO 71 10 B, ka dalë nga rruga rreth orës 10:10, si pasojë e rrëshkitjes, duke shkakuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Për shkak të aksidentit ka humbur jetën 73-vjeçarja me Eleni Nasi, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza e saj Alketa Ngjela 32 vjeç, si dhe Ervis Rustemi, 26 vjeç dhe drejtuesi i mjetit Gjergji Vero,
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bilishtit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkaq, uniformat blu të komisariatit të policisë së Devollit, kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, Gjergji Vero, banues në Korçë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkak i aksidentit, sipas policisë është bërë dalja e automjetit nga rruga, si pasojë e ngricave.
VONOJNË EKSPERTËT MJEKO-LIGJORË, TRUPI I VIKTIMËS PREJ 1 ORE NË RRUGË
Vonesa e ekspërtëve mjeko-ligjorë është bërë shkak që trupi i viktimës të qendrojë prej gati një orë një rrugë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën, E.N, 73 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur 3 persona të tjerë që ndodheshin në automjet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com