Dhjetë shtetas të huaj janë konstatuar nga policia kufitare sot në afërsi të Kapshticës. Të ndaluarit janë 5 emigrantë sirianë si dhe 5 irakianë.
 
Pas intervistimit në rajonin e Policisë, emigrantët kanë deklaruar se duan të rikthehen në Greqi. Ata janë shoqëruar me patrullë shërbimi, deri afër kufirit grek dhe më pas janë lënë të lirë, për tu rikthyer në destinacionin e tyre fillestar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com