Kapshticë, sekuestrohen 32 kg
kanabis, arrestohet 56-vjeçari

Kapshticë, sekuestrohen 32 kg<br />kanabis, arrestohet 56-vjeçari
KAPSHTICË-Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar këtë të hënë 32 kg kanabis sativa.

Si posedues i kësaj lëndë narkotike është vënë në pranga një 56-vjeçar. I arrestuari është Mustafa Molla, 56 vjeç, banues në Tiranë.
 
56-vjeçari është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Peugeot” me targa AA546NS.
 
Nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
 
Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 kg kanabis.
 
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se Mustafa Molla kishte si destinacion Turqinë.
 
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” .

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar