ELBASAN- Rreth orës 02:30 të ditës së sotme, një 22-vjeçar me iniciale D.K., ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit pasi ishte i dëmtuar në krah.
I riu banues në lagjen “Teqe”, Peqin, ka deklaruar se është lënduar në krah për shkak se ishte rrëzuar, por policia gjatë kontrollit të makinës së tij gjeti një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje.
I riu është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.