Kara: Berisha është përgjegjës
kryesor për baterdinë e CEZ-it 

Kara: Berisha është përgjegjës<br />kryesor për baterdinë e CEZ-it <br>
Romeo Kara, një nga dëshmitarët kyç për aferën e CEZ ka postuar një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, pas intervistës së Sali Berishës ku ka thënë se i biri nuk është “peshk i madh”. Prokuroria e bën këtë vetëm pse Shkëlzeni është im bir, ka thënë Berisha në intervistë.

Eshte pikerisht Saliu, pergjegjesi kryesor per baterdine e CEZ-it dhe jo i biri derdimen i te atit. Ai privatizim i turpshem dhe kriminal, eshte ideuar dhe realizuar, direkt nga ai, ne menyre ligjore dhe jo ligjore. Ai privatizim eshte kryer direkt nga qeveria e tij dhe administruar dhe kontrolluar nga vendimet e asaj qeverie. Saliu ka lejuar te shkelen hapur, jo vetem ligjet, por edhe vendimet qe ka nxjerre edhe vete ai me qeverine e tij.

Mjafton te kujtojme rastin e ndryshimit te nivelit te borxhit te keq nga 4% ne 14%, edhe pse ky nivel ishte vendosur me vendim te qeverise se tij. Ky nivel ne realitet u rri ne rreth 20%, duke bere qe humbjet ne nje vit, per Shtetin Shqiptar te mos ishin me pak se 200 milione USD. Prokuroria duhet te therrase direkt Saliun dhe te mos i bjere verdalle me derdimenin e tij turistik.

Prokuroria nuk duhet t’a shfryje kete çeshtje duke u marre me bishtin, por te gjeje kurajo e te merret me thelbin e saj. Te gjitha provat jane aty, por duhet kurajo per te zbatuar ligjin dhe vendosur drejtesine. Karshilliku i forces se krimit perballe drejtesise duhet te marre fund”, shkruan Romeo Kara.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!