Ndjekja dhe gjuajtja
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të makinës, e cila ka marrë arratinë dhe është ndalur vetëm kur shefi i patrullës ka shpërthyer në të shtëna me armë drejt saj, duke qëlluar me gomën e pasme të ‘Alfa Romeo’. Autorët i janë kundërpërgjigjur me plumba policisë, ndërsa kanë vijuar ecjen, deri sa në aksion është bashkuar dhe ushtria, e cila ka arritur të shpojë timonin dhe të detyrojë autorët të ndalen.
Mjeti u rrethua menjëherë nga karabinierët, të cilët arritën të identifikonin 4 personat, ku në pranga përfundoi 19-vjeçari shqiptar I. O. dhe një bashkatdhetar i tij për tentim vrasjeje.
Gjithashtu, policia zbuloi dhe dy shqiptarë të tjerë, S. J. dhe një 28-vjeçar, të cilët ishin në pritje për të goditur. Pjesë e grupit ishte dhe një grua me kombësi shqiptare, për të cilët nuk ka vijuar hetimi. Ndërsa, pjesë e bandës ishte dhe shoferi D. B., 27-vjeçari po nga Shqipëria, i cili u arrestua në fund të hetimeve. Karabinierët e cilësuan këtë të fundit si pjesën më të keqe, pasi i riu i ishte nënshtruar një liste të gjatë sanksionesh mbi Kodin Rrugor, ku i ishte konfiskuar numri më i madh i automjeteve. Personat e arrestuar pritet të përballen me drejtësinë italiane.












