Karaburun, kapet 1.2 ton drogë
arrestohet trafikanti i dyshua

Karaburun, kapet 1.2 ton drogë<br />arrestohet trafikanti i dyshua
VLORE-  Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në gadishullin me Karaburunit janë bllokuar 1.2 tonë drogë, falë një operacioni të organizuar nga policia kufitare dhe Guardia di Financias Italiane.

Sasia e drogës, ishte fshehur nga trafinatët në disa grumbuj shkuresh dhe se ishte bërë gati për tu trafikuar në Itali, ku pritej vetëm ardhja e skafit që do e transportonte sasinë prej 1.2 tonë drogë.

Sipas burimeve të policisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ka marrë nën hetim çështjen lënda narkotike është bllokuar në një pozicion, që është përdorur dhe në dhjetra raste të tjera nga trafikantët e drogës.

Droga ishte vendosur në 38 çanta sportive, dhe se tashmë e gjithë sasia e saj është magazinuar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Vlorë. Rreth kësaj çështje janë angazhuar disa oficerë të antidrogës, për zbulimin e autorëve të këtij trafiku, por që deri në mbrëmjen e djeshme, policia e Vlorës nuk ka arrestuar zyrtarisht asnjë person.

Gjetja e armëve pas bllokimit të drogës, dhjetëra forca policie janë shpërndarë në zonën ku është gjetur drogë, me qëllim zbulim e personave që mund të ruanin lëndën narkotike. Teksa ishin duke kontrolluar në zonë, jo shumë larg vendit ku u gjet droga është gjetur poshtë një guri, një automatik me dy krëhëra të ngjitur në trup, dhe një pistoletë tip TT.

Sipas policisë, një ose dy persona kanë qëndruar për gjatë gjithë natës dhe ditës në ruajtje të saisisë së drogës, ndërkohë që pjesa tjetër e rjetit, tranportonte drogën nga fshatrat e Vlorës ose Lazarati në drejtim të Karaburunit, për ta trafikuar atë më pas në Itali. Gjetja e armës, ka bërë që policia të intesifikojë akoma dhe më tepër kërkimet, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim