/ATSH-AFP/ - Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, deklaroi dje se i kërkoi ministrit të Punëve të Jashtme organizimin e pritjes së 20 mijë refugjatëve sirianë në komunitetin sirian të Venezuelas.
"Kam urdhëruar Delcy Rodriguez që të takojë komunitetin sirian, dhe që Venezuela të presë 20 mijë sirianë që ndodhen në diasporë, pasi janë larguar nga vendi i tyre", njoftoi Maduro gjatë një transmetimi televiziv të këshillit të ministrave në pallatin presidencial të Miraflores në Karakas.
"Dua që 20 mijë sirianë, familje siriane, të vijnë në atdheun tonë, në Venezuelë", tha presidenti, duke theksuar se në vend ka një komunitet të madh sirianësh.
/Shqiptarja.com