Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të 'forta' të horoskopit

Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të 'forta' të horoskopit

Sipas astrologjisë çdo shenjë ka karakteristikat specifike, si dhe pikat e forta dhe të dobëta. Por 4 shenjat dallojnë më shumë nga të tjerat për forcën e karakterit. Cilat janë ato?

Bëhet fjalë për Dashin, i cili është më i forti nga të gjithë shenjat në horoskop. Njerëzit në shenjën e Dashit njihen për energjinë dhe vitalitetin e tyre si dhe për ndërmarrjen e sfidave të reja. Dashi nuk trembet prej askujt dhe kjo është pikërisht ajo çfarë e bën atë më të pushtetshëm.

Akrepi gjithashtu bën pjesë në këtë grup. Njerëzit me shenjën e Akrepit nuk preken lehtë dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të arritur qëllimet e tyre. Ata janë shumë kritikues, paksa arrogantë dhe nuk janë të lehtë për t’u kuptuar. Ajo çfarë i bën ata të pushtetshëm është vendosmëria.

Edhe pse njihen për persona që ndryshojnë shpesh “Your Tango” bën pjesë të listës edhe Gaforren. Ata kanë vetëbesim dhe kjo i ndihmon të dalin gjithmonë të parët. Ambicia e tyre i bën edhe më të fuqishëm për të arritur çdo gjë në jetë, si në anën profesionale ashtu edhe atë sentimentale.

Sigurisht që kësaj liste nuk mund t’i mungonte Luani. Ata që kanë lindur në shenjën e Luanit mund të konsiderohen me fat. Karakteri i tyre dominues, i fortë dhe luftarak i ndihmon të arrijnë me lehtësi qëllimet e tyre. Diçka që ndoshta nuk i ndihmon gjithmonë është kokëfortësia e tyre, por kjo harrohet shpejt me karizmin dhe energjinë që përcjellin.

A jeni ju pjesë e listës?

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje