'Karantina' pas orës 22:00 zbatohet! Qytetarët u 'kyçën' brenda, në rrugë vetëm policët (VIDEO)

Dje pas orës 22:00 hynë në fuqi masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve si dhe mbylljen e restoranteve e bareve deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Karantina pas kësaj ore sipas një vëzhgimi të bërë nga Report Tv ka gjetur zbatim pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Në qytetin e Korçës rrugët kanë qenë të boshatisura. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shkodër, Vlorë, Elbanan e në disa zona të tjera ku rrugët mbrëmë janë boshatisur dhe të vetmit që kanë qenë në lëvizje ishin policët, për të kryer kontrolle që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%.

Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj.

Gjithashtu edhe bizneset do të gjobiten me të njëjta masa që kanë qenë në fuqi në fillim të pandemisë ku Shqipëria u izolua e gjitha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:34
Zbatohet ora policore edhe në Fier, qytetarët në ‘izolim’ për 8 orë (VIDEO)

Duke nisur nga mbremja e djeshme  nga orën 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit qyteti i Fierit ashtu si gjithë Shqipëria gjendet në izolim për shkak të situatës me pandeminë.

Gjatë një kontrolli që kemi bërë mbrëmjen e djeshme kemi parë jo vetëm në rrugë kryesore të qytetit por edhe në kryqzimet e rrugëve kryesore patrulla të policisë me uniformë dhe midis tyre dhe polica civile.

Prej këtyre patrullave  janë ndaluar mjete që  qarkullonin por edhe te  njerëzve, të pakët të cilët pasi kontrolloheshin për dokumenta lejoheshin të largoheshin  pasi lëvizja e tyre me mjete ose në këmbë  në rrugë pas kësaj ore, kanë qenë vetëm në raste pune. Por pasi ka kaluar ora 22:00 siç shikohet edhe nga pamjet rrugët janë zbrazur plotesisht  dhe nuk kishte më lëvizje.

Drejtuesit e mjeteve dhe qytetaret janë bërë të ndërgjegjshëm se kjo fashë  orari është e domosdoshme për të shmangur këtë pandemi.

Ora 08:30
Karantina gjen zbatim dhe në Lezhë! Pas orës 22:00 rrugët të boshatisura (VIDEO)

Ora 22:00 e mbrëmjes të së enjtes e ka gjetur të boshatisur qytetin e Lezhës.Hyrja në fuqi e masave kufizuese për mospërhapjen e coronavirusit është respektuar nga qytetaret dhe bizneset.
efekt
Pas ores 22:00 gjithçka ishte e mbyllur dhe nuk kishte lëvizje qytetaresh dhe automjtesh në rrugë.Ndërkohë zbatueshmeria e këtyre masave ka shtuar prezencen e policisë në terren.Në të gjitha zonat e qytetit ka patur patrullime të vazhdueshme nga uniformat blu deri në oren 6 të mëngjesit kohë kur lejohet lëvizja e lirë e qytetareve dhe hapja e bizneseve.

Masat kufizuese që rikthejne shterrethimin nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit do të zgjasin deri me 2 dhjetor. Ky vendim erdhi pas shtimit të rasteve të përsonave të prekur nga COVID-19 ku gjatë javeve të fundit shifrat kanë qenë gjithnjë të rritje.

Ora 23:15
Masat izoluese respektohen dhe në Korçë, boshatisen rrugët! (VIDEO)

Masat izoluese duket se kanë gjetur zbatim dhe në qytetin e Korçës. Rrugët janë të boshatisura.

Personat e vetëm që qarkullojnë në këto orë janë efektivët e policisë të cilët sigurohen për respektimin e masave.

 

Ora 23:14
Heshtja mbizotëron në Elbasan! Rrugët boshatisen nga qytetarët (VIDEO)

Edhe në qytetin e Elbasanit po respektohen masat kufizuese. Rrugët janë boshatisur teksa ka vetëm patrulla policie.

Ora 22:43
Qetësia 'pushton' rrugët e Vlorës! Patrulla kudo në qytetin bregdetar (VIDEO)

Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës është rikthyer qetësia në rrugë për shkak të masave kufizuese.

Vetëm patrullat e policisë vërehen në rrugët e boshatisura si dhe disa qytetarë të cilët po rikthehen në banesë.

Ora 22:42
Boshatisen rrugët e Shkodrës! Patrulla policie në zonat kryesore të qytetit (VIDEO)

Në qytetin e Shkodrës, qytetarët duket se janë sensibilizuar për respektimin e masave kufizuese.

Rrugët janë boshatisur teksa mund të vihen re disa qytetarë të cilët po kthehen në shtëpi nga puna.

Forca të shumta të policisë së Shkodrës janë në rrugë për të patrulluar dhe për të siguruar që qytetarët të respektojnë masat izoluese.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion