Karantinë e dytë? Bizneset për Report Tv: Do na falimentojë, situata s’ka qenë asnjëherë më keq, shitjet online e pamundur për të moshuarit

Pandemia COVID-19 nisi si një kërcënim shëndetësor dhe sprovoi ndjeshëm institucionet shtetërore për kapacitetet spitalore. Ndërkohë tashmë është kthyer në një kërcënim serioz edhe për ekonominë e të gjithë vendeve. Shqipëria padyshim nuk bën përjashtim nga shtetet e huaja ku ekonomia e saj është tkurrur ndjeshëm, ndërsa rënia më e madhe është shënuar tek biznesi i vogël dhe i mesëm. Pavarësisht se ata kanë ulur çmimet përsëri kanë mungesë blerjesh. Ata shprehen se një karantinë e dytë fatale për aktivitetin e tyre.

“Me thënë të drejtën që kur ka filluar COVID-i na ka rënë puna gjysmë për gjysmë mos të them më shumë. Kemi bërë ulje çmimesh por nuk është se ka vlejtur shumë kjo ulje”.
“Me thënë të drejtën jemi shumë dobët kjo periudha e pandemisë na ka bllokuar komplet punën. Unë kam 20 vjet që jam marrë me këtë punë dhe një situatë të tillë nuk e kam përjetuar asnjëherë. Ne duam që të heqim mallin dhe i kemi ulur çmimet nën kosto, dhe përsëri kemi mall plot”.
“Jo jo nuk ka punë fare”.
“Shumë dobët. Mall stok ka mbetur edhe është dobët”, shprehen disa prej tregtarëve.

Bizneset janë pyetur edhe për mundësinë e një karantine të dytë.

Po nëse na kthehet një karantinë e dytë do të ishit të aftë për ta përballuar?

“Jo më thënë të drejtën nuk e përballojmë. Do të jetë një falimentim për biznesin vogël”.
“Ne kemi marrë fund që tani dhe një karantinë e dytë është ekzekutim”.
“Ajo mos ndodhtë se do të jemi të gjithë të falimentuar”, thonë disa prej pronarëve të dyqaneve.

Ndër të paktat biznese që lulëzuan në pandemi ishte tregtia online, por tregtarët këtë opsion nuk e shohin si një mundësi shpëtimi.

E shikoni si një mundësi kthimin e aktivitetit në online?

“Jo, unë për veten time këtë aktivitet që kam nuk mund ta përballoj dot online”.
“Ndoshta këto të rinjtë sepse ne dhe moshat tona nuk e bëjnë dot”, shprehen bizneset.

E teksa vendi po përballet me shtim të masave kufizuese, të shumta janë ato biznese nëpër rrugët e Tiranës që kanë ulur qepenat.

Tregtia është sektori më i prekur sipas Bankës së Shqipërisë ku 89% e subjekteve kanë pasur rënie të aktivitetit, dhe ky rezultat negativ ka ardhur kryesisht si mungesë e klientëve blerës.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion