POGRADEC- Një sherr mes dy vëllezërve në Pogradec ka përfunduar në plagosje. Një 23-vjeçar ka qëlluar me thikë të vëllanë, 25 vjeç. Autori njihet si përdorues i pijeve alkoolike dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Pogradec, rreth orës 08:30 të 25 marsit. 25-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. I plagosuri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit është larguar drejt banesës së tij.
Edhe babai i djemve konfirmon jashtë kamerave që djemtë u konfliktuan nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, 23-vjeçari Sami Shuli është shoqëruar në polici, ku do të japë edhe deklarimet e tij për ngjarjen.
“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi Sami Shuli, 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.5%
-
Keq
62.8%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 3233
Lajme të tjera
-
Korçë/ Ishte duke luajtur, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Traumës në gjendje të rëndë
27 Prill, 17:14
-
Balla në Kapshticë: Shtim i sporteleve gjatë ditëve të Pashkës ortodokse
27 Prill, 12:13
-
Takimet me diasporën, Blendi Klosi nga Korça: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Shqipëria 2030, transformim epokal i vendit
26 Prill, 19:00
-
Pogradec/ Ndihmuan të arratisej 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar
26 Prill, 16:34
-
Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në policinë e Korçës: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen
26 Prill, 16:23
-
'Nikaj ka probleme', Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu ia del me tifozët për në 'Final 4'
26 Prill, 11:48
-
Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, vjedh makinën sapo del nga burgu! Liria i zgjat vetëm për 24 orë
25 Prill, 18:20
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
Korçë/ Po transportonin 3 thashë me kanabis me makinë, arrestohen 2 persona
25 Prill, 09:35
-
Sherri masiv në Kukës, vetëdorëzohen 3 të shpallurit në kërkim
24 Prill, 15:56
-
Korçë/ vijon ndërtimi i rrugës Maliq-Lozhan, shikoni ku janë punimet
24 Prill, 10:30
-
Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
24 Prill, 10:12