Karantinimi i të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Vlorë dhe Korçë

Karantinimi i të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Vlorë dhe Korçë

Selia e LSI

Teksa afati për ankime në Komisionin e Ankesave dhe Aksioneve për zgjedhjet e 25 prillit, të tjera padi janë regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar sot rezultatin në qarqet Korçës dhe Vlorës.

Sipas LSI vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Në ankimimin, LSI shkruan në të dyja ankesat e paraqitura në KAS se urdhri për 'vetëkarantinimin e detyrueshëm', për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit.  

Sipas ankimimit të bërë nga ky subjekt zgjedhor, në baze të votave të dala në zgjedhjet e 25 prillit, shifrat tregojnë se Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pasur si qëllim të godasë politiksht, drejtëpërdrejt Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas LSI ky fakt reflektohet se dhe në rezultatin zgjedhor.

Pikërisht kjo masë, arsyeton LSI, e propozuar dhe e marrë 4 ditë përpara datës së zgjedhjeve, ishin akte të formësuar nga vullnet jo objektiv, por i orientuar politikisht e që solli si pasojë direkte negative pengimin e këtyre qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre. Ky orientim u pa qartë sipas LSI, me anulimin me datë 3 muaj 2021 të këtij urdhri, pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.

Me Korçën dhe Vlorën bëhen 3 qarqet që LSI ka ankimuar vetëm me argumentimin se ka ndikuar vendimi për karantinim të të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. 

Kujtojmë se dje LSI ankimoi qarqet Berat dhe Durrës. LSI shprehet se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së në Berat. Për këtë, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Në të pesta këto qarqe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur të marrë asnjë mandat, ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara kishte tek të gjithë, me Durrësin dhe Beratin që përfaqësohej me nga 2 deputetë.

(Kliko ketu) Për të lexuar ankimin për Korçën

(Kliko ketu) Për të lexuar ankimin për Vlorën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
‘Ka mos përputhje mes procesverbaleve’ kandidatja e PD-së kërkon rinumërimin e votave për të gjitha ZAZ e qarkut Tiranë

Kandidatja për deputete e PD-së, Lediana Fratari, e cila nuk arriti të merrte dot mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, përmes një kërkese në KQZ kërkon rinumërim të votave për kandidatët.

Fratari kërkon rinumërim dhe vlerësim të votave për të gjitha ZAZ e qarkut të Tiranës.

Sipas Fratarit, në bazë të pamjeve filmike të dorëzuara nga KQZ pas kërkesës së saj me shkrim shihet diferenca në disa prej KZAZ dhe se ka mospërputhje mes procesverbaleve përfundimtare dhe pamjeve filmike.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Hajdar KASAP Bule Leka [ kepi ]: 10/05/2021 18:41

    Buçja Fratari thot duhet të fitoi un se un jam buçe e përsosur. O Zot çe ka gjet Shqiprin me kto lloi monstrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre