Zgjedhjet/ Pas Gjirokastrës, LSI ankimon në KAS edhe rezultatin për Beratin e Durrësin: Të ketë rinumërim e rivlerësim votash, na janë hequr padrejtësisht

Zgjedhjet/ Pas Gjirokastrës, LSI ankimon në KAS edhe rezultatin për Beratin e Durrësin: Të ketë rinumërim e rivlerësim votash, na janë hequr padrejtësisht

LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe Durrësit, dy ditë pasi kërkoi shpalljen të pavlefshme të rezultatit për qarkun e Gjirokastrës. Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS, ku LSI shprehet se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së në Berat. Për këtë, LSI ka kërkuar të ketë rinumërim e rivlerësim votash, na janë hequr padrejtësisht. 

Në akimimin, LSI rendit një sërë shkeljesh të pretenduara, ku  thuhet se në disa Qendra Votimi u gjetën në kutinë e fletëve të votimit, fletë pa vulë dhe se në çdo KZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës. Po ashtu, sipas LSI, në QV 3431, Ullinjas dhe në QV 3318, Drobonik, është konstatuar nga grupi i numërimit mospërputhje e numrit të votuesve me fletët e votimi, duke shprehur dyshime mbi procedurën e KQV lidhur me mënyrën e verifikimit dhe nxjerrjes së rezultatit të pjesëmarrësve në votim pranë këtyre dy qendrave votimi. Të njëjtat ankesa i ka bërë dhe për qarkun e Durrësit. ku thotë se ka konstatuar disa shkelje.  Sipas ankimimit të LSI janë konstatuar fletë pa vula, që do të thotë se janë futur fletë votimi nga jashtë, tentativë votimi të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës dhe mungesë filmimi me kamera në një qendër votimi. Sipas ankimimit LSI i janë hequr padrejtësisht 136 vota me të cilat ajo do të përfitojë një mandat në Durrës.

Në Berat LSI pësoi edhe disfatën më të madhe ku nuk arriti të merrte dot as edhe një mandat. Kujtojmë se në deklaratën për mediat pas përfundimit të votimit të votave, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi akuza për parregullsi, ku tha se në qarku e Beratit, sipas saj, rezultati u tjetërsua për 30 vota që "në të qindtën e sekondës, i hoqën mandatin Ardit Çelës dhe duke ja dhënë Blendi Klosit".

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, LSI kërkoi në KAS shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës, me pretendimin se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht këtë parti në zgjedhjet e 25 prillit.

Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkoi që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e shpërndarjes së mandateve për Qarkun e Gjirokastrës.

( Kliko këtu ) Dokumentat I me ankimin e LSI

( Kliko këtu ) Dokumentat II me ankimin e LSI

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
LSI ankimon në KQZ rezultatin për Durrësin, kërkon rinumërim: Fletë pa vula, tentativë për votim të dyfishtë,136 vota të hequra padrejtësisht, me to përfitojmë mandat

Pas Gjirokastrës dhe Beratit LSI ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve edhe në Durrës. Ky subjekt zgjedhor ka bërë ankesë në KQZ për rinumërim votash me pretendimin se kanë konstatuar disa shkelje. Sipas ankimimit të LSI janë konstatuar fletë pa vula, që do të thotë se janë futur fletë votimi nga jashtë, tentativë votimi të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës dhe mungesë filmimi me kamera në një qendër votimi. Sipas ankimimit LSI i janë hequr padrejtësisht 136 vota me të cilat ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark.

“-Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë  e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin. Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës. Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë,” thuhet në kërkesën e LSI.

“Nisur nga rezultati i shpallur në KQZ, për ndarjen e mandateve në qarkun Durrës, rezulton se LSI ka marrë 136 vota më pak se herësi i 8-të i subjektit PS. Pra nëse subjektit të LSI i shtohen 136 vota të hequra padrejtësisht, atëherë ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark. Referuar rezultatit të nxjerra nga pamjet filmike të rreth 300 kutive të votimit, nga të cilët 108 ose 1/3 e tyre ka rezultate të pasakta si subjekt, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm për çdo votë/vullnet të shprehur të zgjedhësit të pretendojmë se votat të cilat do t’i japin mandatin subjektit tonë ndodhen në kutitë e votimit, dhe rinumërimi dhe rivlerësimi i tyre në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, do të ndryshoje rezultatin zgjedhor dhe shpërndarjen e mandateve në Qarkun Durrës,” thuhet më tej në kërkesë.

(Kliko këtu)Dokumenti me ankimim i LSI për Durrësin

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 09/05/2021 21:13

    Nafije dybeku turikali e paska ulur shume pazarin , nga 80 deputete qe pretendonte para zgjedhjeve, zbriti ne 40 afer zgjedhjeve sot kerkon 2 mandate ne tavoline. Asnje mandat moj gruaja me e urryer e planetit. Ke marre fund ke ke ikur per skrap moj e lajthitur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë