Anti-informaliteti/ Karburante, markete e shtëpi pushimi, qytetarët denoncojnë 665 shkeljeE Rama: Zero tolerancë

Anti-informaliteti/ Karburante, markete e shtëpi pushimi, qytetarët denoncojnë 665 shkeljeE Rama: Zero tolerancë

TIRANE - 9669 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin 'STOP INFORMALITETIT' nga ku janë bërë qindra denoncime nga qytetarët për biznese të ndryshme, nisur nga karburantet, markete e deri tek shtëpitë e pushimit që marrin para qytetarëve dhe nuk janë të regjistruar.

Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe disa nga bizneset për të cilët ka nisur verifikimi pas 665 rasteve të shkeljeve të denoncuara nga qytetarë. Sipas Ramës puna për verifikimin e denoncimeve do të vijojë me intensitet të lartë paralelisht me zbatimin e planit operacional 'Zero Tolerancë'.

Kjo fushatë e programit 'Stop Informaliteti' vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet  të ndërmarrë në të gjithë vendin ku janë bllokuar pika të bizneseve 'VIP' pa dallim si dhe një mori subjektesh të shtrira në vijën bregdetare që zhvatnin pushuesit.

"9669 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin STOP INFORMALITETIT dhe puna për verifikimin 665 e rasteve të denoncuara deri tani, ka vijuar intensivisht, paralelisht me zbatimin e planit operacional Zero Tolerancë ndaj abuzuesve.

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje dhe ti nëse s’e ke bërë ende dhe jep kontributin tënd në këtë luftë, duke denoncuar çdo shfaqjen abuzimi me ligjin, në treg a në punë.

Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua 100% i garantuar.

Faleminderit kujtdo që bëhet pjesë e kësaj përpjekje sa të vështirë, aq të domosdoshme për Shqipërinë që duam" ka shkruar Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale