TIRANE, 2 Shkurt /ATSH/- Autoriteti i Konkurrencës pritet të dale deri në fund të kësaj jave, me një vendim mbi fiksimin e çmimit në tregun e karburanteve, nga ana e operatorëve që operojne në këtë fushë.
Burime nga AK, bënë të ditur se, Autoriteti i Konkurrencës hapi në maj të vitit të kaluar hetimin e thelluar mbi "strukturen e tregut të karburanteve në Shqipëri qe është e formës oligopolistike, ku një numër i vogël ndërmarrjesh rezultojnë që importojnë dhe tregtojnë karburant në territorin shqiptar".
Tregu i karburanteve vendas, këto muaj e fundit erdhi në qëndër të vemendjes publike përshkak të mos reflektimit të rënies së çmimeve të naftës vend, në raport me tregjet ndërkombëtare, ndaj dhe rezultatet e hetimit të AK priteshin me shumë interes.
Çmimet e naftës janë ulur me rreth 30 lekë për litër në janar të këtij viti në raport me janarin e vitit të kaluar, apo me rreth 16-18%, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare zbritja ka qenë gati 50%. e,xh/f,n/










