Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, struktura që mbikëqyr tregun e karburanteve, ka propozuar revokimin e licencës për 40 subjekteve tregtare që operojnë në furnizim me naftë benzinë e gaz.

Sipas ISHTI, subjektet në fjalë nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për kapacitetet depozituese, si dhe për respektimin e kushteve teknike. “ISHTI në bazë të inspektimeve të kryera në subjektet SHA me Licencë Tregtimi të produkteve hidrokarbure ka propozuar zyrtarisht Revokimin e Licencave të cilat kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor i përcaktuar nga Ligji Nr. 8450 Dt. 24/02/1999 i ndryshuar, Neni 21, si dhe nuk kanë plotësuar detyrimet ligjore të përcaktuara nga VKM 114, Dt. 27.01.2009 pika 8 dhe Urdhri i Ministrit Nr.6 Dt. 09.01.2015”, thekson ISHTI në një deklaratë për shtyp.