TIRANE- Kontrollet e analizat Inspektoratit Qendror Teknik, në tregtinë me pakicë të karburanteve, kryhen nga specialistë të pakualifikuar, janë të pamjaftueshme e joprofesionale, ndërkohë që numri i gjobave ndaj shkelësve është reduktuar. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, një situatë e tillë sjell për pasojë që mbrojtja e konsumatorit shqiptar në drejtim të furnizimit me naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre me cilësi brenda standardeve nga ana e ISHTI të jetë e mangët.