Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dje në një mbledhje pa praninë e mediave nen për nen ndryshimet në ligjin “Mbi Përpunimin, Transportimin dhe Tregtimin e Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tyre”. Vendimet e reja që do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit që vjen parashikojnë një rritje të masës së gjobës të vendosur nga Inspektoriati Qendror Teknik deri në 8 herë më shumë, rregulla më strikte përsa i përket tregtimit të gazit në vend si edhe rregullimin e funksionimit të mbrojtjes së konsumatorëve shqiptarë.

Gjoba minimale do të jetë 100 mijë lekë, ndërsa ajo maksimale do të jetë në vlerën e 20 milionë lekëve, por edhe rishikimin e kushteve të licencës për të gjitha rafineritë në vend, të vogla apo të mëdha.