Karburantet në Tiranë jashtë
kontrollit, nis aksion për bllokimet

Më shumë se 170 subjekte tregtare shesin karburant pa licencë në kryeqytet. Pavarësisht se ndryshimet ligjore janë ashpërsuar që prej vitit 2015, aktualisht vetëm 3 subjekte kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë, madje edhe këto të treja me dokumentacion të paplotë.
 
Bashkia e Tiranës nisi sot aksionin e kontrollin nëpër pikat e karburanteve dhe paralajmëroi bllokimin e kujtdo që nuk paguan taksat dhe s’merr licencën.
 
“Karburantet në qytetin e Tiranës duhet të pajisen me një licencë nga Bashkia e Tiranës dhe të paguajnë detyrimet e tyre për funksionimin në këtë qytet. Deri tani, në Bashkinë e Tiranës funksionojnë 173 karburante, ku pothuajse asnjëri nuk ka nisur procesin e aplikimit për t’u pajisur me këtë licencë”.

Aksioni do të përfshijë të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës dhe vajrave lubrifikante që përdoren nga konsumatorët.
 
Ky është një aksion që do të vijojë në ditët në vijim dhe u bëjmë thirrje të gjitha pikave të karburantit në qytet të vijnë pranë bashkisë e të aplikojnë për licencim, të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, të marrin licencën, të paguajnë detyrimet dhe më pas të vijojnë punën në mënyrë normale”, u shpreh ai.

Nën monitorim do të jenë edhe ato subjekte që kanë formuar xhepa për makinat përgjatë rrugës, të cilat bëhen herë pas herë burim aksidenti. Për to do të ketë një studim urbanistik rast pas rasti për nivelin e rrezikshmërisë.



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve