TIRANE - Pas arrestimit të tre personave për abuzime me sasinë e karburantit gjatë shitjes, A1 Report ka mundur të sigurojë materialin e prokurorisë për skemën se si kryhej vjedhja.
Pas denoncimeve të herëpashershme në media se konsumatori shqiptarë bie pre e mashtrimeve teksa furnizohet në pikat e karburanteve, organi i akuzës ka përmbyllur një hetim pas 7 muajve por pa dhënë ende asnjë emër se cilat janë subjektet që mashtrojnë me sasinë në shitje.
Në materialin e prokurorisë shpjegohet dhe skema e mashtrimit e përdorur nga këta shtetas. Ajo është realizuar duke ndërhyrë, zhbllokuar pistoletat të cilat ishin të bllokuara me vulat e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, fakt që pasqyrohet në akt kontrollet.
Kanë përdorur pistoleta furnizimi me karburant me afate kohore të skaduara dhe që japin mangut.
Kanë ndërhyrë në instrumentat matëse duke prishur (këputur) shenjat e verifikimit (vulat), në të cilin kanë qenë të bllokuara.
Vjedhja që karburnatet i bëjnë qytetarëve u pranua dhe nga inspektoriati qëndror teknik vitin e kaluar, por asnjëherë nuk u bënë publike emrat e subjekteve abuzuese paçka se interesimi i publikut dhe medias ishte tepër i lartë.
Sipas organit të akuzës abuzimet mnë këto karburante arrinin vlerën e 100 mijë lekë në ditë, ndërsa hetimet janë ende të hapura dhe pritet që të finalizohen dhe me 15 subjekte në të gjithë vendin për të njëjtën vepër penale.
Hetimi është finalizuar me vënien në pranga të 3 shtetasve, mes tyre një administrator dhe dy menaxher karburantesh
Në kërkesën për masë sigurie ndaj këtyre personave ku thuhet se :
Shtetasit; Kujtim Mersinaj, administrator i “D ,,,,,,,, sh.p.k”, Erjon Tauzi dhe Shaban Berliku menaxher në në pika karburnatesh akuzohen se, nëpërmjet veprimeve të paligjshme, kanë dëmtuar në mënyrë të vullnetshme matësit e sasisë së karburantit në pikat ku ushtronin detyrën e tyre.
/Shqiptarja.com