Kardashian më shumë ndjekës se Obama

Kardashian më shumë ndjekës se Obama
Popullatiteti i saj duket se po kalon çdo pritshmëri. Bukuroshja e famshme Kim Kardashian ka arritur rreth 14 milionë ndjekës në rrejtin social Twitter duke lënë kështu pas edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. “Zot i madh! 14 milionë, nuk mund t’a besoj një gjë të tillë. Ju falenderoj të gjithëve pa masë.”-është shprehur Kardashian në faqen e saj. Më pas ajo ka bërë disa foto të cilat i ka ndarë me fansat, ku binin në sy fotot me puthje të cilat ishin të dedikuara fansave. Kim është renditur personi i 7 me ndjekshmëri më të lartë në Twitter duke lënë pas edhe emra si Dalai Lama, Oprah dhe Bill Gates.Ndërkohë që lista kryesohet nga Lady Gaga me 20 milion, Justin Bieber me 18 milionë, Katy Perry me 16 milion ndjekës,Rihanna dhe Shakira zënë të njëjtin vend me 15 milion ndjekës dhe në vendin e gjashtë është Britney Spears.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike